Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme krejt në fund të takimit, si mysafir i Ajaxit për të bërë kështu një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Kabllogrami.
Msafirët nga Madridi fituan 1 me 2 me të tre golat e shënuar në 30 minutat e fundit të ndeshjes.
Karim Benzema i dha epërsinë madrilenëve në minutën e 60-të, para se Hakim Ziyech të barazonte gjithçka 15 minuta më pas. Marco Asensio shënoi në fund të ndeshjes në minutën e 87-të për 1 me 2 dhe fitoren e rëndësishme të kampionit aktual evropian.
Ndeshja e kthimit në Bernabeu zhvillohet më 5 mars, ku pritet që Reali pa vështirësi të kalojë në ¼ e finales së ligës së Kampionëve të Evropës. /©Kabllogrami/