Reagon BE-ja ndaj vendimit tё Qeverisë së Kosovës për masat shtesë të brendeve ndërkombëtare qё prodhohen nё Serbi e B&H

I pritur ky reagim pasi qё BE-ja reagon vetёm ndaj vendimeve tё Kosovёs, qё nё instancё tё fundit pёrpiqet tё mbrojё dinjitetin e vet, derisa kurrё nuk reagon ndaj obstruksioneve tё Serbisё me ngjyrime fashiste (njejtё si nё kohёn e Millosheviqit), tё cilat ia imponojnё pa dёshirё Kosovёs, marrjen e vendimeve tё tilla, shkruan Kabllogrami.

Zyra e BE-së, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë të re në lidhje me vendimin që mori dje Qeveria e Kosovës, për masat shtesë edhe ndaj brendeve ndërkombëtare me seli në Serbi, pёrcjell koha.net.

Në këtë deklaratë, ata i kërkojnë Qeverisë së Kosovës të rishqyrton këtë vendim për taksën.

“Jemi të shqetësuar me vendimin e Kosovës për të zgjeruar tarifat edhe për produktet e brendeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe vendet e BE-së, që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Duam ta përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore e gjithashtu bie në kundërshtim me angazhimet e së kaluarës së Kosovës ndaj integrimit rajonal, dhe angazhimeve të nënshkruara nga Kosova brenda MSA-së”, thuhet në deklaratë.

Tutje, thonë se i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim dhe të revokojë tarifat.

“Ky do të ishte vendimi i duhur që duhet ndërmarrë për avancimin e Kosovës dhe popullit të vet, për aspirata evropiane për të tashmen e të ardhmen. Ne kujtojmë edhe njëherë mesazhin e BE-së për bashkëpunim rajonal dhe u kërkojmë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh”, thuhet në fund të deklaratës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë