Reagon ashpër Naser Rugova ndaj Thaçit: Të ka ardhur fundi, ke ngelur vetëm bajloz!
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga rradhët e LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ashpër përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Faceebook, ndaj deklaratave të djeshme të presidentit aktual, Hashim Thaçi, se idenë për korrigjimin e kufijve e ka marrë fillimisht në vitin 1994 nga presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, bën të ditur Kabllogrami.
Deputeti Naser Rugova, Thaçit i është drejtuar me epitete të rënda, konform spekulimeve dhe manipulimeve perfide që bëri Thaçi dje në një Tryezë, duke tentuar që idetë e tij kuislinge për ndarjen e Kosovës, t’ia mveshë presidentit historik të Kosovës.
Ai e ka quajtur Thaçin manipulant, gënjeshtar kronik dhe të mjerë!
Duke tërhequr një vijë dalluese mes Ibrahim Rugovës dhe presidentit të tanishëm Hashim Thaqi, për të parin thotë se e bëri Kosovën shtet, ndërsa ky i fundit, po e zhbënë atë. Naser Rugova shkruan se presidenti historik paralizoi idetë serbe dhe të majtistëve shqiptarë për ndarjen e Kosovës!
“Kot e ka vija e LPK-së që dirigjohet nga Moska e Beogradi që rrehin telin e ndarjes së Dardanisë”, ka thënë Rugova mes tjerash.
Në vijim mund të lexoni postimin e plotë të deputetit Rugova në profilin e tij në Facebook:
“Ideator dhe arkitekt i shtetit të Kosovës!
Mposhti politikën serbo – ruse në rajonin tonë!
Ndërtoj ura të forta miqësie me SHBA-të.
Paralizoj idenë serbe dhe të majtistëve shqiptarë për ndarjen e Kosovës!
Kot e ka vija e LPK-së që dirigjohet nga Moska e Beogradi që rrehin telin e ndarjes së Dardanisë. Jeni manipulant, gënjeshtar kronik dhe të mjerë!
Ju ka ardhur fundi!
Ke ngelur vetëm bajloz!
LDK – Rugova – Kosova, ky trinom shtetësie, mëvetësie, bese dhe shprese!” /©Kabllogrami/