Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sot, me fillim nё ora 20:45 luan kundёr Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në kuadёr tё Ligёs sё Kombeve, bёn tё ditur Kabllogrami
Fitorja do të ishte me shumë peshë për kuqezinjtë që kanë pasur një vit me shumё oscilime dhe rezultate negative. Fitorja ndaj Izraelit 1:0, më 7 shtator në Elbasan, është pika e vetme e ndritur e kombëtares gjatë 2018-s. Fitore synohet edhe sot ndaj Skocisё, pёr tё shpresuar nё kualifikimin tutje, ndonёse gjasat janё tё vogla.
Shqipëria është e fundit në Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve me tri pikë nga tri ndeshje. I pari nё grup ёshtё Izraeli me gjashtë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Skocia është e dyta me tri pikë nga dy ndeshje, aq sa ka edhe Shqipёrisa e fundit. Ndeshja përfundimtare e këtij grupi luhet të martën ndërmjet Skocisë dhe Izraelit, kështu që kombëtarja, nёse sot arrin sukses ndaj Skocisё, i mbetet tё presё ditёn e martё pёr tё mёsuar fatin e vet nё kёto kualifikime. /©kabllogrami.com/