Gjatë një takimi që ka pasur sot, në orët e pasdites me studentët të Vjenës dhe Venecias, në kuadër të programit të studimeve “Europian Master Human Rights and Democratision”, Haradinaj është pyetur edhe për mosdhënien e vizës nga ana e SHBA-së, bën të ditur Kabllogrami.
Ai ka thënë se edhe nëse nuk ma japin vizën, kjo nuk e lëkund aspak besimin që ka ndaj SHBA-së, dhe kjo çështje kjo nuk i prek marrëdhëniet me shtetin që i ka ndihmuar Kosovës.
“Besimi im në ShBA-në nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin ‘99, por ky është vendim i një shteti, nuk do të ndryshojë asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i qeverisë edhe njëherë ka folur për taksën dhe rëndësinë që tregu i Kosovës ka për Serbinë. /©Kabllogrami/