Rama qëllohet me vezё nё kuvend
Ka nisur me incidente seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë gjatë diskutimeve për rishikimin e buxhetit të vitit 2019, tё cilin e ktheu nё Kuvend, presidenti Ilir Meta, transmeton Kabllogrami
Ishte pikërisht kjo pikë që pas rreth 6 muajsh bojkot, solli në parlament opozitën shqiptare, pasi buxheti u kthye nga presidenti për të reflektuar edhe kërkesat e studentëve që protestojnë prej dy javësh për një buxhet më të lartë për arsimin e lartë.
Teksa fjalën e mori kryeministri Edi Rama, duke thënë se do të vazhdojë dialogun e vështirë me studentët, deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa është ngritur i revoltuar nga karrigia e tij dhe ka tentuar të qëllojë me vezë kreun e qeverisë. Rama tha se s’do të fliste shumë në parlament, dhe kohën e tij prej 40 minutash fjalim, do ja dhuronte liderit demokrat Basha, pasi vetë Rama do të vijonte dialogun me studentët e Mjekësisë. Në këtë moment, u çua deputeti Hasa duke hedhur ndaj Ramës sende që kishte në tryezën e tij.
Reagimi i vetëm i Ramës ishte: ‘Merreni nxirreni jashtë këtë’
Ndërkohë jashtë Parlamentit vazhdojnë protestat e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, pa asnjë negociim./©Kabllogrami/