Qeveria e Kosovës nuk po zbrapset sa i përket sanksioneve që po i merr për shtetin serb. Në mbledhjen që po mbahet tash në rend dite është futur për votim edhe një masë e re.
Në mbledhjen që kryeministri Ramush Haradinaj po mban me ministrat po pritet qe të merret vendim për ndalimin e brendeve ndërkombëtare që hyjnë në Kosovë nga Serbia. Tashmë kjo pikë është vënë në rend të ditës për diskutim, pёrcjell lajmi.net.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës fillimisht i pati vënë taksë prej 10% të gjitha produkteve serbe e boshnjake. E njëjta më vonë u rrit nё 100% qё nxiti reagime të shumta.
Kryeministri u deklarua se taksa do të hiqet vetëm atëherë kur shteti serb do të njohë Kosovën. /©Kabllogrami/