Vladimir Putin po qëndron sot në Beograd për në vizitë zyrtare njëditëshe. Sipas medieve serbe, atë e ruajnë 7 mijë policë, ndërsa në Beograd tashmë gjenden me qindra pjesëtarë të policisë speciale ruse dhe mbrojtjes nga afër të presidentit rus.
Mediet serbe njoftojnë se rreth 100 mijë persona pritet t’i urojnë mirëseardhje Putinit në kryeqytetin e Serbisë, pasi që qeveria është përkujdesur që me autobusë të sjellë në Beograd qytetarë nga e gjithë Serbia duke u dhënë ditë të lirë pune, por të dhënat e pavaruara thonë se numri maksimal i të ardhurve nuk kalon shifrën 20.000 qytetarë.
Kosova padyshim pritet të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin ndërsa do të nënshkruhen shumë marrëveshjeve bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. /©Kabllogrami/