Surroi ka thënë se mund të bëhet pjesë e ekipit negociator nëse ka një konsensus, përndryshe nuk pranon të jetë pjesë e ekipit. Në momentin kur ne kemi pranuar të bisedojmë me Serbinë për territore, ne e kemi vënë në diskutim sovranitetin e shtetit tonë, ka thёnё Surroi, pёrcjell Kabllogrami
Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka thënë se takimet që ai ka pasur me Haradinajn dhe Veselin kanë qenë të paracaktuara një javë më parë dhe se ato takime kanë koinciduar me ngjarjet e ditës.
“Takimi ka qenë i hapur. Aty u takuam edhe me ambasadorin amerikan, i cili kishte përfunduar një takim dhe po largohej”, tha Surroi në RTV Dukagjini.
Sa i përket një takimi të mundshëm me Thaçin, publicisti thotë se Kosova është vend i vogël dhe është e vështirë t’u ikësh takimeve me liderët e subjekteve politike.
“Kam kontakte me Blerim Shalën, sepse edhe kemi njohje nga e kaluara”, tha Surroi.
Surroi ka thënë se ai dëshiron të ndihmojë me eksperiencën e tij, por nuk mund të ndihmojë në krijimin e një uniteti. /©Kabllogrami/