Deputetët e koalicionit qeverisës bashkë me deputetët e PSD’së mezi kanë votuar rezolutën e propozuar nga partia e Shpend Ahmetit, për dialog me Serbinë, pas peripecive tërë ditore për të bërë kuorumin për votim, raporton Kabllogrami.
Me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, të propozuar nga PSD’ja.
Sipas kësaj rezolutë, Ahmeti bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.
Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani janë emrat që përfliten se do t’i zëvendësojnë këta në pritje. /©Kabllogrami/