Provokimi rus në Mitrovicë
Shefi i Zyrës ndërlidhëse ruse në Kosovë, Andrej Lisovoj, ka provokuar shtetin e Kosovës duke deklaruar se, në këtë pjesë serbe të Kosovës, serbët gjithmonë duhet të qëndrojnë.
Lisovoj I ka bërë këto provokime në “Etno festivalin” e mbajtur mbrëmë Mitrovicë në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të Konsullatës së Rusisë në Prishtinë, njofton portali ‘radiokim’ i cili duket se ka ngatërruar Zyrën ndërlidhëse të Rusisë me Konsullatën e saj pasi që një e tillë në Kosovë nuk ekziston, transmeton Koha.net.
“Po shoh që në këtë pjesë serbe të Kosovës keni mundësinë ta ruani traditën dhe kulturën tuaj, materiale e jo materiale. Serbët në Kosovë kanë historinë e vet, traditën që mund ta vazhdojnë shumë breza”, citohet të ketë thënë Lisivoj.
Festivali thuhet të ketë pasur karakter humanitar. /©Kabllogrami/