Protestuesit letër Vuçiqit: Nuk mund të frikësoni 5 milionë qytetarë

Organizatorët e protestës “Stop këmishëve të përgjakura” i dërguan një letër të hapur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke ia përkujtuar atij se si Serbia u bë një vend dhune, i urrejtjes dhe diskreditimit publik gjatë sundimit të tij.

“Ju keni qenë të mandatuar të jeni president i të gjithë qytetarëve dhe të mos qëroni hesapet me këdo që guxon të mendojë. Ju dëshironi subjekte, jo qytetarë, kështu që sot keni kolona të atyre që nuk duan të jetojnë në shoqërinë që krijoni”, thuhet në letër.

Protestuesit porositin Vuçiq se fushatat e tij nuk i kanё frikësuar dhe se protestat nuk do të ndalen, duke shtuar se protestat nuk kanë ardhur për shkak të organizatorëve, por ato përfaqësojnë reagimin e qytetarëve ndaj sundimit të tij, dhunës dhe gënjeshtrave të përditshme, transmeton KosovaPress.

“Është koha të kuptoni se nuk mund të frikësoni pesë milionë qytetarë dhe për këtë arsye edhe asnjërin prej nesh. Ne kemi të vërtetën në anën tonë dhe ju jeni të gjithë të tjerët”, thuhet në deklaratë.

Siç thuhet, letra u dërgua te Vuçiqi, pasi ‘ai është redaktori i pothuajse të gjitha mediave në Serbi’.

“Të gjithë ata që guxojnë të thonë atë që mendojnë, bëhen armiq dhe duhet ‘zhytur’ në baltën e tabloidëve. Çdo ditë, armiku është i ri. Dikur ishin Slavko Çuruvia dhe Oliver Ivanoviqi dhe sot ne jemi caku yt”, thuhet ndёr tё tjera në letër. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë