Ursula Von der Leyen është një mbështeteëse e madhe e integrimit më të thellë europian dhe një aleate e denjë e Kancelares gjermane Angela Merkel, në kabinetin e së cilës ka shërybyer që nga fillesat e saj, pra gjatë gjithë kohës sa ka qenë Merkel në pushtet, raporton Kabllogrami.
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen është nominuar që të bëhet presidentja e ardhshme e Komisionit Europian.
Por kush është Ursula von der Leyen?
Von der Leyen është 60 vjeçare, e lindur në Bruksel.
Ajo flet anglisht dhe frengjisht. Ka studiuar në LSE në vitet 70’ta dhe ka jetuar në Stanford, Kaliforni nga viti 1992 deri më 1996.
Ajo është mjeke dhe është nënë e shtatë fëmijëve. Vjen nga një familje aristokrate e njohur për tregti të mëndafshit dhe industrializëm.
Është vajza e ish guvernatorit të shtetit të Saksonisë së Ulët, Ernst Albrecht, që ishte edhe një zyrtar i lartë civil në BE.
Von der Leyen është ministrja e vetme që ka shërbyer në kabinetin e Angela Merkel gjatë gjithë kohës sa kjo e fundit ishte në pushtet prej vitit 2005. Sa ishte Ministre për familjet prej 2005 deri 2009 ajo bëri reforma që inkurajonin babatë që të kujdeseshin më shumë për fëmijët e tyre.
Në vitin 2013 e bë Ministrja e parë femër e Mbrojtjes në Gjermani. Ajo për shumë kohë ishte parë si pasardhëse e Merkelit, por ka pasur vështirësi gjatë kohës sa ishte Ministre e Mbrojtjes. Ajo nuk u përmend si kandidate kur Merkel hoqi dorë nga lidershipi i partisë kristian-demokrate, transmeton Gazeta Express.
Gjithsesi, Leyen ende luan një rol të madh në modernizimin e imazhit të partisë.
Ajo ka qëllim të krijojë Shtetet e Bashkuara të Europës, në modelin federal të shteteve si Zvicra, Gjermania dhe ShBA’ja.
Tani duhet që Parlamenti Europian të votojë nominimin e saj me një shumicë të thjeshtë dhe ajo zyrtarisht do jetë kryetarja e re e Komisionit Europian. Ajo do të zëvendësonte Jean-Claude Junckerin në këtë post. /©Kabllogrami/