Pas lojës famëkeqe, “Balena Blu”, ku shumë fëmijë humbën jetën pasi u bënë pjesë e saj, duket se një tjetër rrezik është shfaqur në internet. Bëhet fjalë për lojën më të re që po qarkullon në rrjetet sociale dhe pak a shumë ka të njëjtën përmbajtje si paraardhësja e saj.
Rreziku më i ri quhet “Momo” dhe po qarkullon në disa rrjetet sociale, sidomos në “Facebook”.
“Momo” ka si objektiv fëmijët e vegjël në rrjetet sociale. Kukulla që paraqitet u kërkon fëmijëve që të shtojnë numrin e tyre në rrjetin e mesazheve WhatsApp dhe më pas ata i dërgojnë fëmijëve imazhe të dhunshme dhe ju japin sfida guximi, shkruan “Shekulli”.
Ashtu si “Balena Blu” edhe “Momo” i inkurajon fëmijët që të lëndojnë veten, të afërmit e tyre dhe i shtyn ata deri në vetëvrasje. Për më tepër personazhet e filmave vizatimorë, të dashur për fëmijët anë e kënd globit, këta i kanë konvertuar në të dhunshëm, si për shembull personazhi ‘pepa pig’ me një thikë therrë personazhet e tjerë, gjë që është skandaloze nëse fëmijët shohin se si personazhet e dashur për ta – bëhen të dhunshëm dhe vrasës. Andaj, kujdes prindër!
Kujtojmë se 2 vite më parë loja “Balena Blu” ishte kthyer një shqetësim për të gjithë të miturit që kishin akses të pakontrolluar në rrjetet sociale. /©Kabllogrami/