Presidenti ka dekretuar tri ligjet e Ushtrisё sё Kosovёs
Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, kapërcyen edhe procedurën e fundit, atë të dekretimit nga presidenti i vendit. Pas nënshkrimit nga presidenti, pritet që dokumenti të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn nё fuqi menjёherё, raporton Kabllogrami.
Presidenti Thaçi nënshkroi sot paradite tri projektligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës e që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri, proces ky i cili është paraparë të zgjasë 10 vjet.
Në praninë e komandantit të FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, dhe disa pjesëtarëve të Ushtrisё, presidenti Thaçi përfundoi procedurën e nënshkrimit.
E ditën e sotme ai e quajti të rëndësishme. Ndërkohë falënderoi aleatët e shtetit të Kosovës.
“Si presidenti i Republikës së Kosovës, komandat suprem i ushtrisë së Kosovës, u uroj juve komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, e uroj popullin e Kosovës, falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA dhe të gjitha shtetet e tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizmit të ushtrisë së Kosovës, me nënshkrimin apo dekretimin e ligjit 06L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 14.12.2018, dhe i pranuar nga zyra e presidentit të Kosovës me 26.12.2018. Ky dekret hyn më fuqi në datën e nënshkrimit. Urime ushtria juve ushtarë, urime, faleminderit shumë popullit të Kosovës për besim”, ka thёnё Thaçi. /©Kabllogrami/