Pozita do dialogun, opozita zgjedhjet

Pozita bashkё me “pozitёn+”, siç po e quajnё tashmё PSD-nё, po  thonё se prioritet janё negociatat dhe se janё tё pёrkushtuar pёr dialog me Serbinё duke i ikur kёshtu temёs sё zgjedhjeve tё reja, derisa opozita LVV-LDK po kёrkon tё kundёrtёn, pra zgjedhjet e reja, duke u shprehur se ky ekip negociator nuk ka legjitimitet dhe se do tё jetё vetёm ‘bishti’ i Hashim Thaçit pёr tё arritur e nёnshkruar marrёveshje tё dёmshme pёr Kosovёn, raporton Kabllogrami.

Lёvizja Vetёvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si bartёse tё opozitarizmit nё Kosovё, kanё refuzuar ftesën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për diskutime rreth Dialogut.

Lëvizja “Vetëvendosje” refuzon tё marrё pjesё nё dialogun me Serbinё sipas mёnyrёs sё mbrapsht tё ndёrtuar tashmё, dhe “nuk do të jetë pjesë e tryezës të thirrur për të mërkurën nga kryeparlamentarit Kadri Veseli për të diskutuar për dialogun”, ka thënë deputetja kësaj partie Albulena Haxhiu.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do tё jenё pjesё e dialogut me Serbinё.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë as shumicën e thjeshtë tё deputetёve”, ka thënë Hoti, dhe ka shtuar se Veseli dhe Haradinaj duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi politike për të udhëhequr me vendin, derisa daljen nga ky ngrёç e sheh me shpalljen e zgjedhjeve tё reja parlamentare. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë