Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj zgjedhor përmes së cilit do ta votojë kryetarin e ri të partsë. Pritet që edhe këtë herë në këtë parti postin mos ta lëshojë kryetari aktual, Isa Mustafa. Por pak para fillimit të procesit të votimit publikut i është drejtuar edhe ish-nënkryetari i parë i LDK’së, Eqerem Kryeziu. Ai e ka quajtur Mustafën defatore të Rrahman Morinës.
Pas pak pritet të nisë Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e trupave punues dhe aprovimi i Rregullores së Punës së Kuvendit.
Pikë e dytë pritet të jetë zgjedhja e Komisionit Statutar.
Pikë e tretë e rendit të ditës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do të jetë zgjedhja e Kryetarit të partisë.
Dhe pika e katërt, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm.
Derisa ish-funksionari i lartë i LDK-së, Eqerem Kryeziu mes tjerash për opinionin ka deklaruar përmes Facebook-ut “…se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anētarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë”, duke thirrur kështu në ndërgjegjen dhe moralin e anëtarëve të Kuvendit të LDK-së për mos ta votuar Isa Mustafën sërish për të parin e LDK-së.
Ai madje, siҫ përcjell Gazeta Online ‘Kabllogrami’, përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook ka citur Biblën duke parafrazuar Ungjillin sipas Gjonit: “tradhtia është tradhti vetëm kur jemi të vetëdijshëm për të”,
E LDK, sot procesin e Kuvendit Zgjedhor pritet që ta mbajë pa praninë e mediave. Procesi gjatë 2015’ës kishte kaluar me probleme. Kishte qenë Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.
Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së. /©Kabllogrami/