Përkujtohet albanologu i shquar Milan Shuflaj

Njёri ndёr albanologёt mё tё shquar shqiptar tё tё gjitha kohёrave, kroati dëshmor i albanologjisë, Milan Shuflaj, i cili vra nga policia sekrete serbe nё Kroaci, nё kohёn e mbretёrisё jugosllave, dhe i cili zbuloi tё dhёna me rёndёsi tё jashtёzakonshme pёr shqiptarёt si pasardhёs tё Ilirёve, tё dhёna kёto qё rrёnqethёn qarqet hegjemoniste serbe, u përkujtua nё Tiranё në një event të veçantё tё quajtur ditët kroate, raporton Kabllogrami.

Deputetja shqiptare e kuvendit të Kroacisë Ermina Lekaj, si e ftuar speciale theksoi që Shqipëria duhet të sjellë në vëmendje këtë personalitet që u vra nga sllavët.

“Siç e dimë akademiku, albanologu Shuflaj ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar, duke shkruajtur historinë e tyre. Milan Shuflaj është i njohur edhe në Kroaci, sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, çdo vit ka manifestime përkujtimore për Milan Shuflaj, sepse ne e shohim atë si një baba të historisë së vërtetë për shqiptarët. Dhe mendojmë që shteti ynë i Shqipërisë, duhet të japë një kontribut ose një shenjë falënderimi për Milan Shuflajin”, tha Ermina Leka, deputete në Kuvendin e Kroacisë, raporton TCH.

Por çfarë do të ishte kjo shenjë falënderimi, kur në Tiranë një rrugë tashmë mban emrin e tij.

“Ky burrë do një shtatore. Dhe ne kemi sajuar fonde që të bëjmë një shtatore në mes të Tiranës, që të bëjmë një shesh në mes të Tiranës, por çuditërisht kryetari i bashkisë nuk e ka miratuar. Ne kemi shumicën e fondeve dhe i kërkojmë kryetarit të bashkisë që ta miratojë sheshin, e ka në sirtar kërkesën, ndërsa fondet i kemi gjetur ne shumicën. Dhe ministria e kulturës të na mbështesë”, tha Pal Trashaj, kryetar i Forumit Mbarëkombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në mbështetje të kësaj është edhe ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, e cila flet për rëndësinë e albanalogut, studimet e të cilit dhe sot janë pothuajse të pazëvendësueshme.

“Ai është në veçanti i njohur për punën e tij lidhur më Shqipërinë. Ai ka ndërtuar një miqësi midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Ai i përkushtoi jetën e tij albanologjisë. Mendoj që ne të gjithë e dimë që kemi rrënjë të përbashkëta. Rrënjë ilire, dhe ky është një tjetër avantazh”, u shpreh Sanja Bujas-Jurga, ambasadore e Kroacisë në Shqipëri. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë