Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar.
Ky takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave.
Të pranishëm në takim përveç kryeministrit, kanë qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Ata nuk i janë përgjigjur interesimit të gazetarëve, që kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës jashtë rrethojave të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit ka qenë taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar dallime ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës. /©Kabllogrami/