Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit
Ka përfunduar seanca në të cilën është shqyrtuar kërkesa për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.
Të martën do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo do të përfundojë masa e paraburgimit.
Avokatët thanë se është marri gjykimi që është bërë deri tani. Sipas tyre, janë për t’u intervistuar 40 dëshmitarë, që për ta janë të panjohur.
Ndryshe, Gjykata Themelore për të pandehurit N.S, M.R dhe D.M ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, nga 23.11.2018 deri më 23.12.2018. /KP/