Në një lojë shumë dinamike dhe të bukur për sy në ndeshjen që po zhvillohet direkt në “Anfield”, Liverpooli ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë, raporton Kabllogrami.
Pas një dominimi të vazhdueshëm nga djelmoshat e Jurgen Klopp, Sadio Mane shënoi për 1-0 në minutën e 24’.
Pa kaluar 10 minuta nga goli i Sane, Manchester United ka barazuar rezultatin. Ishte Jesse Lingard që shënoi për 1-1në minutën e 33′ pas një gabimi të portierit Alisson Becker. /©Kabllogrami/