PE voton: Hungaria të ekstradojë Gruevskin në Maqedoni

Parlamenti Europian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni, ndonёse votimet nё parlamentin evropian akoma nuk kanё karakter obligues pёr shtetet anёtare, por vetёm rekomandues, raporton Kabllogrami.

Grupi i Socialdemokratëve dhe “Të gjelbërve” para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i “Të gjelbërve” nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Ndërsa eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala “maqedonase” nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedoninё të përfshihet edhe dalja e ulët në referendum, shkruan alsat.mk, pёrcjell Kabllogrami. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë