Mbase nuk ёshtё e rastёsishme shkuarja nё New York e dy presidentёve njёkohёsisht Thaçi dhe Vuçiq, me arsyetimin pёr tё marrё pjesё nё mbledhjen e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, qё ёshtё thirrur pёr Kosovёn dhe formimin e ushtrisё sё saj, shkruan sot Kabllogrami
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, ka kёrkuar qё Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.
Këtё deklaratё, Bolton e bëri pёrmes Twitter, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutua për çështjet e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.
“Unë e mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë sot. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij”, thuhet në tweet-in e lëshuar nga Bolton. /©Kabllogrami/