Pas taksës 100% serbët tentojnë kontrabandёn
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë patrullimeve në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa, që po qarkullonte nga drejtimi i Mitrovicës, transmeton Kabllogrami
“Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja” , thuhet në njoftim tё Doganёs sё Kosovёs.
“Pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësi dhe bashkudhëtarit, ndёrsa mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës”.
“Sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me veze, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim gjithashtu thuhet se Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi, si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale. /©Kabllogrami/