Pas incidentit me gazetaren sot nё gjykatё kur Thaçi po jepte dёshminё e tij, reagon ashpёr kryeredaktori i Kohёs Ditore

Lajme nga Pallati i “Drejtësisë”, e ka titulluar reagimin e tij ndaj marrjes së paligjshme të telefonit të gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj, kryeredaktori i kёsaj gazete Agron Bajrami. Rastet si ky i Ramajt e çojnë vendin në diktaturë, thotë Bajrami, pёrcjell Kabllogrami

“Gazetares së ‘Kohës Ditore’, Saranda Ramaj, Policia e Kosovës ia ka marrë jashtëligjshëm telefonin, pas ndalimit gjatë kohës sa po raportonte për dëshminë e presidentit Hashim Thaçi, nga gjykimi i ‘Syrit të Popullit’. Derisa përpjekja e gjykatës për të fshehur dëshminë e Thaçit nga publiku – me një vendim ad hoc dhe pa asnjë procedurë e arsyetim të vlefshëm – është edhe një dëshmi për ndikimin që ka politika në gjyqësorin e Kosovës, marrja e paautorizuar e telefonit të gazetares, pa kurrfarë vendimi gjykate dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nxjerrë në dritë thellësinë e korruptimit të institucioneve shtetërore nga njerëz të pushtetshëm, që në instancën e fundit e çon vendin vetëm në një drejtim: diktaturë!”, ka thënë kryeredaktori Bajrami.

“E megjithatë, ngjarjet e sotme në Pallatin e ashtuquajtur të ‘Drejtësisë’, ku fjala e lirë dhe e drejta për të ditur është gjetur nën sulm brutal, më shumë se sa për presionet që i bëhen qytetarëve dhe publikut në emër të shtetit, flasin për frikën që ata në pushtet e kanë… frikën nga e vërteta!”, ka thënë Bajrami. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë