Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që pushtuan zemrën e Parisit. Kjo është fundjava e katërt të trazirave dhe në protestën e sotme ishin dhjetёra mijёra demonstrues, transmeton Kabllogrami
Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.
Rreth 500 vetë u ndaluan gjatë protestës, pasi iu gjetën maska, çekiçë dhe gurë. Forca tё mёdha tё rendit me automjete tё rёnda kanё dalё rrugёve tё Parisit. Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. /©Kabllogrami/