Papunësia në eurozonë në nivelin më të ulët që nga viti 2008

Norma e papunësisë në eurozonë shënoi rënie në muajin gusht me 8,1%, në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2008, njoftoi në Bruksel, Zyra Europiane e Statistikave ”Eurostat”, transmeton Kabllogrami

Kjo shifër është pak më e mirë seç pritej nga analistët e intervistuar nga ofruesi i shërbimeve financiare ”Factset”, të cilët kishin parashikuar për 8,2%.

Papunësia në eurozonë ka regjistruar rënie të vazhdueshme, qe kur kaloi në shtator 2016 nën pragun simbolik prej 10.0%. Megjithatë ajo ende mbetet shumë më e lartë se norma mesatare para krizës financiare 2007-2008, me 7.5%. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë