Pak fjalё shprese e gёzimi nga e Shenjta Nёna Terezё
Nё njё intervistё aty pёr aty, tё bёrё shpejtё e me pёrgjigje tё shkurta nga e Shenjta Nёna Terezё, shihet mё sё miri bukuria e shpirtit tё saj. Vёrtet janё pak fjalё por qё shpirtin e zemrёn ia mbushin njeriut me shpresё, kurajo e gёzim.
- Dita më e bukur? Sot.
- Pengesa më e madhe? Frika.
- Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
- Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
- Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
- Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
- Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
- Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
- Nevoja e parë? Komunikimi.
- Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
- Misteri më i madh? Vdekja.
- E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
- Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
- Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
- Dhurata më e bukur? Falja.
- Ajo më e paçmuara? Familja.
- Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
- Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
- Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
- Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
- Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
- Forca më e madhe? Besimi.
- Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).
- Gjëja më e bukur në botë? Dashuria. /©Kabllogrami/