Sipas mediave izraelite, Gonen Segev, ish-ministër i Energjisë dhe infrastrukturës mes viteve 1995-1996, ka pranuar akuzat për shpërndarjen e informatave të ndjeshme ndaj një fuqie armiqësore, sipas aktakuzës së drejtësisë Izraelite dhe për këtë është dënuar me 11 vjet burgim.
Në këmbim të pranimit të fajësisë, prokurorët ranë dakord të heqin akuzat shtesë për ndihmë shtetit armik, transmeton KTV. Segevi u arrestua në muajin qershor të vitit të kaluar. Më vonë, ai u akuza për “spiunim për Iranin dhe për shërbim të armiqve të Izraelit”.
Korrikun e shkuar, agjencia izraelite e sigurisë ‘Shin Bet’, pohoi se kontaktet sekrete mes agjentëve të Inteligjencës iraniane dhe Segevit, ishin kryer përmes ambasadës së Iranit në Nigeri.
Sipas agjencisë ‘Shin Bet’, Segevi po ashtu u takua me oficerë të inteligjencës iraniane brenda Iranit. /©Kabllogrami/