Nisma nё Drenicё po zgjerohet me shpejtёsi
Mbrёmjen e ditёs sё djeshme, Nisma Social Demokrate formoi edhe degën e saj në mes tё Drenicës, në fshatin Krasaliq të komunës së Skenderajt.
Kjo është dega e 22-të në keto anë dhe njohёsit e raporteve politike nё kёto anё po e vlerёsojnё kёtё njё rritje tё shpejtё me pёrmasa tё mёdha, duke e tkurrur njёherit, numrin e anёtarёsisё sё PDK-sё nё Drenicё. Sidoqoftё zgjedhjet janё ato qё pёrcaktojnё saktё matjen e forcave nё teren.
Ne po rritëmi së bashku me të rinjët dhe qëllimi ynë i vetëm është ta ndihmojmë atëdheun, ashtu siç e ndihmuam atëherë nё luftё, kur më së shumti kishte nevojë për ne. Së bashku jemi më të fuqishëm , thuhet nё njё njoftim tё publikuar nё rrjetin social facebook tё Shekip Fazliut, njёrit nga figurat qendrore tё Nismёs Social Demokrate nё Drenicё. /©kabllogrami/