Futbollistëve të Feronikelit u duhet një fitore minimale prej 1:0 në ndeshjen e kthimit të Evropa Ligë, ndaj Sllovanit të Bratisllavës, ndeshje e cila do të luhet të martën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan sot Kabllogrami.
Futbollistët e Feronikelit kanë pësuar humbje prej 2:1 në ndeshjen e parë si mysafirë të Sllovanit, derisa me gjasa reale për kualifikim tutje e presin ndeshjen e kthimin në Prishtinë. Spekulimet e parandeshjes se Sllovani është kafshatë e pakapërdishme për Niklin, dolën të jenë jo reale pas ndeshjes. Niklit i duhet vetëm më shumë përvojë ndërkombëtare si dhe fat sportiv për t’u rrahur dinjitetshëm me skuadra të forta në gara të UEFA-s.
Nikli që tashmë është kthyer në Kosovë, nga sot, e premte do të nisë një javë me përgatitje intensive, me synimin që të kualifikohet tutje dhe kështu pse jo edhe të shkruajë historinë.
Pra, të martën me fillim nga ora18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Feronikeli do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Slovan Bratislavës në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, andaj u bëjmë thirrje tifozëve dhe sportdashësve kosovarë që në numër sa më të madh të vijnë në “Fadil Vokrri” dhe të jenë lojtari i 12-të i Niklit për të kaluar tutje.
Edhe një fjalë për lojtarët e Feronikelit. Kalimi tutje s’është i pamundur, por gabimet nuk lejohen në një ndeshje të tillë të vështirë. Andaj djema, lojë të përqëndruar dhe përpara drejt sukseseve. /©Kabllogrami/