Niagara në dimrin e akullt, atraksion për turistët
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, aty ku pranë kufirit të këtyre dy shteteve gjendet Ujëvara e Niagarës, po mbretëron dimër i acartë me shumë borë dhe temperatura të ulëta, sa që pjesë të Ujëvarës së Niagarës janë shndërruar në akuj.
Një valë e të ftohtit me reshje të shumta bore e ka mbërthyer verilindjen e këtij vendi që Ujëvarën e Niagarës e ka kthyer në një atraksion akulli për turistët, raportojnë mediat botërore. Vizitorët këto ditë pandërprerë po postojnë foto pamjesh të jashtëzakonshme, ndërsa akujt duken si skulptura të ujëvarave. /©Kabllogrami/