Nga protesta e punëtorëve, kryeshefi i Telekomit selam Devollëve: Do ta shkëpusim kontratën me Z- Mobile
Në protestën e organizuar nga Sindikata e Telekkomit, kryeshefi ekzekutivi i PTK’së Bedri Istrefi ka bërë të ditur se kontrata 10 vjeçare me Kompaninë e Devollëve, Z-Mobile do të shkëputet.
Para protestuesve, Istrefi tha se është një kompani amerikane që do të bëj ekspertizën derisa shkëputja do të vazhdojë më 30 korrik.
“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e vazhdon me 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje. Për shkak të pjesëmarrjes suaj erdha të jau jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës, tha Istrefi.
Sot para Telekomit të Kosovës protestuan dhjetëra puëntorë që kërkuan që kontrata 10 vjeçare me Dardafonin të ndërpritet dhe që e njejta të mos vazhdohet. /©Kabllogrami/