Nga e Hëna fillon faza e dytë e lehtësimeve

Që nga nesër me datë 18 Maj 2020 fillon faza lehtësuese e dytë për qytetarë dhe biznese në tentim të rikthimit të normalitetit ekonomik dhe shoqëror pas masave të ndërmara nga qeverija në detyrë kundër COVID-19.

Sipas Qeverisë në detyrë, këto janë bizneset dhe profesionet që do të rihapen:

  1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit,
  2. Stomatologët dhe fizioterapeutët,
  3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër,
  4. Gastronomia (merre me vete),
  5. Transporti hekurudhor,
  6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta),
  7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe
  8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Sa i përket lëvizjes jashtë shtëpive, qytetarët do të lejohen të dalin dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë të enjten se çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme.

“Me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë. Përndryshe, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit corona. Por, bashkë, ama vetëm bashkë, do të fitojmë”, ka thënë ai.

@Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë