Nëna e Dua Lipës në dimi e jelek, e uron vajza për ditëlindje

Këngëtarja Dua Lipa ka postuar në profilin e saj me mbi 30 milionë ndjekës në Instagram një fotografi të nënës së saj ku shihet e veshur në veshje tradicionale shqiptare, foto kjo e vitit 1997.

Ajo ka përzgjedhur disa fotografi të vjetra të Anesës dhe famljes së saj, kur Dua ishte shumë e vogël, për ta uruar nënën për ditëlindje.

Dua e quan nënën “mbretëreshë e jetës sime”, ndërsa më pas në urim thotë se ajo është personi numër një për të, përgjithmonë dhe se e do më shumë se që mund ta shprehin fjalët.

 

Anesa dhe Dukagjin Lipa janë prindër të tre fëmijëve, Duas, Rinës dhe Gjinit, derisa nëna e Dua Lipës e cila po feston sot ditëlindjen duhet të ndihet si një mbretëreshë e vërtetë për shkak të familjes së mrekullueshme që ka.Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë