Sipas organizatorëve, “Beerfest Kosova” i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 4 net me radhë do të mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra e pije nga më të ndryshmet me çmime promovuese.
Edicioni i nëntë i Festivalit “Beerfest Kosova”, fillon sot, ku mbi 20 artistë dhe bende do të performojnë gjatë katër netëve, sa do të zgjasë festivali.
Sipas Ekrem Tahiri nga MODUS Events, si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do t’i kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe programit artistik, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se sivjet do të ketë mbi 20 artistë dhe bende që do të përformojnë në 4 netët e “Beerfest” dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.
“Sivjet ‘Beerfest Kosova’ ka programin argëtues më ambicioz se secili edicion paraprak. Përveç rregullimit të hapësirës dhe efekteve vizuele, programi në Skenë do të jetë fantastik. Alban Skenderaj, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Shaolin Gangh dhe Red Hot Chilli Peppers Tribute Show do të jenë headliners të këtyre netëve, kurse gjithashtu do të performojnë edhe DJ Bannzz, Lekë Gjurgjeali, Dj Eskei, 4×4, Dj Cab Caboo, Skivi, Dj James, Vesa Luma, Xuxi and the Band dhe shumë bende dhe artistë të tjerë ”, bëri të ditur Tahiri, përcjell Koha.net.
“Beerfest Kosova” nis në ora 17:00 dhe do të mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Prej orës 17:00 kur edhe fillon ‘Beerfest Kosova’ do të mbahet “Beer Olympics”, ku do të ketë gara dhe lojëra shumë interesante me birra. Beer Pong, Flip Cup, Kings etj. Do të jenë disa nga lojërat në të cilat do të garohet në mënyrë ekipore. Gjithashtu do të kemi edhe lojëra tavoline që do ta bëjnë shumë argëtuese fillimin e ‘Beerfestit’”, tha Tahiri. /©Kabllogrami/