Në Brazil Daçiq takohet shkurt me Pompeon, a u prezentua edhe aty si pasardhёs i Titos

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ishte në Brazil me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Jair Bolsonaro, derisa siç raporton Tanjug, ka takuar Mike Pompeon me ç’rast kanë pasur një shtrёngim duarsh, pёrcjell Kabllogrami  

Daçiq është takuar shkurt nё koridor me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Mike Pompeon, me të cilin kanë biseduar edhe rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtij takimi, thuhet se Daçiq ka shfrytёzuar rastin pёr ta ftuar Mike Pompeon ta vizitojë Serbinë.

Ndryshe, ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar letra në adresë të Vuçiqit e Thaçit, në të cilën ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për përfshirje në dialogun ndërmjet dy shteteve dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje historike në Shtëpinë e Bardhë në Washington. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë