Ndalohet shitja e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga qё vjen nga rradhёt e Nismёs Socialdemokrate, Endrit Shala, ka marrë Vendim duke lёshuar një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës, bёn tё ditur Kabllogrami

Pas raportimeve të qytetarëve dhe po ashtu pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”, ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë.

Pas vërtetimit të kësaj gjendje ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar nga ta që të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Po ashtu ministri Shala ka kërkuar edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejohet hyrja në Kosovë e produkteve të cilat përmbajnë etiketa me emërtime të tilla. /©kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë