Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandic ka thumbuar duke ironizuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic.
Kandic përmes profilit të saj zyrtar në Twitter, është shprehur se sa po i kushtojnë udhëtimet Dacicit për të bindur shtetet e vogla për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kandic ka shkruar:
“Ministri i Punëve të Jashtme është “më meritori” për futjen e taksës mbi mallrat nga Serbia. Ai është ende i angazhuar për të bindur shtetet e vogla për të anuluar vendimet për njohjen e Kosovës. Sa kushton udhëtimi i tij?”, ka shkruar Kandic në fund të postimit të saj. /©Kabllogrami/