NASA bёn publike foton e parë nga Marsi
Një ulje në Mars është ndër operacionet më të rrezikshme në dritën e hapësirës. Njerëzit janë përpjekur të arrijnë në sipërfaqen e planetit të kuq 17 herë dhe dështuan 10 herë. Por ulja ishte e përsosur, me dy anije dhe satelitët që komunikuan përsëri me Tokën pas zbritjes në planetin e kuq, transmeton Kabllogrami
Ulja e objekteve kozmike konsiderohet e përsosur, me dy anije dhe satelitët që komunikuan përsëri me Tokën pas zbritjes në planetin e kuq. Anija kozmike ‘InSight’ i mbijetoi udhëtimit dhe “shtatë minutave terrori” që erdhën pasi u përplasën me atmosferën e Marsit. Gjithashtu u arrit të preket me sukses sipërfaqja e tij.
Inxhinierët e NASA-s e kontrollonin punёn e misionit në Laboratorin e Kalifornisë dhe pas suksesit nё mision shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje pasi dy satelitë që kishin ndjekur ‘InSight’ raportuan se ata kishin arritur pa incidente.
Falë kësaj, ata arritën të realizojnë edhe fotografinë e parë nga planeti i kuq, në të cilën shihen disa grimca, për të cilat nuk dihet shumë. /©kabllogrami/