Nё rrjetet sociale i shkruajnë Shpend Ahmetit: Urime koalicioni me PDK’në
Partia Social Demokrate, lider i sё cilёs ёshtё Shpend Ahmeti ka kohё qё po konsiderohet ‘pozita+’. Duke parë bashkëpunimin e përditshëm të PSD-së me pushtetin, komentuesit kanë filluar që t’ia bëjnë përhajr koalicionin me PDK-në, kryetari të Prishtinës Shpend Ahmetit.
“Shpend, Urime koalicioni me PDK-në, se thoshe kurrë me PDK, tash bëhet shkarkimi i Rikallos, edhe PSD e merr ministrinë e Bujqësisë”, është një pjesë e komentit të një qytetari në profilin e kreut të PSD-së, pёrcjell gazeta express.
Sot janë publikuar një sёrё mesazhesh të kapura në telefonin e Daradan Molliqjat, në të cilat shihen bisedat me deputet të pushtetit, teksa zbulojnё pazare me Kadri Veselin e Qeverinё për votimin e buxhetit. /©Kabllogrami/