Mund tё bёhesh me pasaportё tё Malit tё Zi në këmbim të investimeve
Mali i Zi u ofron shtetësinë 2 mijë të huajve. Kjo pasi qё qeveria e Malit tё Zi ka lansuar një program që ofron shtetësinë për 2 mijë persona të huaj në këmbim të investimeve gjatë tre viteve të ardhshme me qёllim pёr ta quar para përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të saj, transmeton Kabllogrami.
Me një pasaportë të Malit të Zi, u lejohet qytetarëve të saj të udhëtojnë pa viza në 117 vende. Mali i Zi me një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, është vend anëtar i NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Skema nga Mali i Zi për të sjellë investime në këmbim të shtetësisë e vendos përkrah 13 vendeve të tjera evropiane, përfshirë Maltën, Letoninë dhe Portugalinë.
Sipas skemës, kandidatët potencialë duhet të dhurojnë 100,000 euro (113,670 dollarë) për zhvillimin e zonave të varfra dhe të investojnë 250,000 euro në projekte zhvillimi në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, ose 450,000 euro për projekte në Podgoricë qё ёshtё kryeqyteti i vendit, ose përgjatë vijës bregdetare.
“Programi synon të përshpejtojë më tej zhvillimin ekonomik të Malit të Zi duke krijuar kapacitete të reja turistike, bujqësore dhe përpunuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha qeveria e Malit tё Zi në një deklaratë lidhur me kёtё projekt. /©Kabllogrami/