Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës, si dhe në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit, që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, i ka dhënë qytetit një bukuri mahnitëse. Edhe kёtё fundvit ёshtё ofruar një atmosferë magjike duke mbuluar Korçën me drita në prag të festave të fundvitit, pёrcjell Kabllogrami
“Një super atmosferë festive në Korçë. Ndezëm dekorin e festave me Festivalin e Dritave. Mos e humb atmosferën magjike, që vetëm një qytet si Korça ta dhuron”, shprehet kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, transmeton atsh. ‘Festivali i Dritave’ nё Korçë edhe këtë vit mbushi plot me vizitorë qytetin juglindor të Shqipёrisё.
Një kalendar i pasur aktivitetesh do t’i shoqërojë qytetarët korçarë, si dhe vizitorët e shumtë gjatë gjithë muajit më të bukur të vitit. /©Kabllogrami/
Shijoni në vijim disa foto mbresëlënëse: