Moti sot për ata që do të shkojnë, apo tashmë gjenden në Shqipëri
Moti sot në Shqipëri do të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, parashohin matësit e meteorologjisë, transmeton Kabllogrami.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10 m/s, duke u shoqëruar me valëzim 2-3 ballë.
Temperaturat minimale sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashihen 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 30-34 gradë Celsius. /©Kabllogrami/