Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.
Sipas institutit, temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme, transmeton kp.
“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjellura me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do ti ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit”, thuhet në njoftim. /©Kabllogrami/