Moti për sot dhe nesër në Kosovë

Sipas një njoftimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës është bërë e ditur për motin që do të mbajë sot dhe si parashikohet të jetë nesër në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Kabllogrami.

Në njoftimin për media thuhet se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në fushat barike do të ketë ngritje të vlerave, dukshëm mbi ato normale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Grafikoni me temeraturat sot:

Grafikoni me temeraturat nesër:

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë