Gjatë ditës së nesërme në Kosovë parashikohet do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të kohëpaskohshme të rigave të dobëta të shiut, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës /IHMK/, përcjell Kabllogrami.
Reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales.
Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme.
Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakryposura.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. /©Kabllogrami/