Gjatë ditës së nesërme në Kosovë parashikohet do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të kohëpaskohshme të diellit, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës /IHMK/, përcjell Kabllogrami.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftim e IHMK.
Gjithashtu shtohet se do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Sipas një grafike, temperaturat më të ulëta do të jenë në Ferizaj -11 deri në 2, Mitrovicë -11 deri në 2, si dhe Prishtinë -11 deri në 3.
Ndërsa si qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Prizreni dhe Gjakova -8 deri në 4 gradë Celsius. /©Kabllogrami/