Moti në pesë ditët në vijim: Herë me diell e herë me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët në vijim mund të ketë reshje shiu vende-vende, e kur s’do të ketë reshje, moti me diell do të jetë mbi horizont të vendit tonë.
IHMK ka thënë se reshjet me intensitet të dobët mund të vijnë kryesisht ditën e martë dhe të premten e kësaj jave.
Në përgjithësi do të mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. /©Kabllogrami/