Mosdekretimi i Gent Cakajt, plasin batutat kundër Ramës
Mosdekretimi i Gent Cakajt, në postin e ministrit të Jashtëm ka sjellë reagime të shumta. Figura të njohur të politikës dhe medias, kryesisht kanë dalë pro vendimit të Presidentit për të mos dekretuar.
Drejtuesi i emisionit “Arena” në Ora News shkruan: Jo çfaredo bidoni me marken “Made in Kosova” mund te dekretohet per minister i jashtem.
Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizon kryeministrin duke thënë: Meqë qenka kaq i lexuar ky Gent Caka, pse nuk e bën drejtor të Bibliotekës Kombëtare.
Ndërsa gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora” në Ora News shprehet se nuk duhet të cilësohet turp mosdekretimi i Gent Cakajt.
“Turp” për mos dekretimin e Gent Cakajt? Për çfarë?”, shkruan Meço në një status në FB.
“Kush po do ta fryjë këtë lloj zjarri të rrezikshëm mes një kombi në dy shtete, duke na detyruar t’i kërkojmë falje Kosovës për “turpin” e madh? Në një kohë kur Serbia kryeneçe pret shkëmbim territori, arrin të lobojë deri në Bruksel e Uashington, pa e njohur Kosovën, pa kërkuar ndjesë për krimet e luftës, çel kapituj negociatash ndërsa zyrtarët tanë të lartë s’dimë kur kanë shkelur për herë të fundit në Bruksel e në Kosovë shqiptarët janë izoluar prej mos liberalizimit të vizave”, vijon më tej Meço.
Ndërsa sociologu Ergys Mërtiri shkruan se Rama duhet t’i kerkoje falje të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, për mënyrën sesi qeveris dhe për konsideratën që ka për ligjet e shtetit. /©Kabllogrami/